Video
Shau arbitrin në ndeshjen e Serisë A, vjen dënimi për Igli Taren
Shau arbitrin në ndeshjen e Serisë A, vjen dënimi për Igli TarenK. Demiraj
Sport
Të shash apo t'i kërkosh llogari arbitrit mund ta pësosh keq.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare zbriti në fushë dhe debatoi me arbitrin e ndeshjes, Lazio-Fiorentina këtë fundjavë duke humbur disi kontrollin.
E për këtë ai është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me një javë pezullim dhe si pasojë nuk mund të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme të lacialëve.
Tërbimi i Tares ndaj arbitrit erdhi pasi ai akordoi një penallti në favor të Fiorentinës, në minutën e 93′ të takimit. Kjo bëri që shqiptari të humbiste kontrollin.
JOQ.al