Connect with us

Këto janë pesë llojet e femrave që gjeni në party, JOQ ju jep disa këshilla

Video

Këto janë pesë llojet e femrave që gjeni në party, JOQ ju jep disa këshilla

Këto janë pesë llojet e femrave që gjeni në party, JOQ ju jep disa këshillaL. Çela

Vec-e-jona

mes

E premtja dhe e shtuna janë ditët “e çmendjes” për rininë shqiptare. Nga Shkodra në Sarandë lokalet organizojnë party që mbajnë në gjirin e tyre një pjesë të mirë të rinisë.

Djemtë gjuajnë vajzat, vajzat flirtojnë me djemtë. Kush ka fat, përfundon edhe në shtrat me partnerin/en 6-orësh. Nga ora 12:00 deri në 04:00 hasni tipa të ndryshëm njerëzish, por është e sigurt se brenda lokalit do të hasni këta vajza, prandaj djema, hapni sytë!

1- Vajza e mirë dhe serioze

Zakonisht vesh këmishë me jakë, këpucë serioze dhe portofol “channel”. Pi pije jo alkoolike, madje kontrollon shoqet e tjera që turren drejt alkoolit. Nuk bëhet fjalë të pijë duhan dhe refuzon gjithë djemtë që e ftojnë në kërcim. Nëse arrini ta gjeni, shtrëngojeni fort dhe martojeni direkt. Janë të rralla femra të tilla.

2- Kujt t'ia prishë e kujt t'ia ndreqë

Kjo është “koketa” tipike. Ajo thotë “po” për gjithçka dhe gjithmonë. E gatshme për të shkuar në banjo, për të pirë edhe një shots më shumë apo për të ndarë cigaren e fundit me të thithur. Një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë dhe një kontur pafajësie, në fund s’është vajza e keqe, por s’thotë “jo” kurrë. S'të duhet!

3 – “E zgjidhura nga zinxhirët”

Kjo vajzë ka ardhur me një qëllim në party. Ka tualet të rëndë, taka të larta, ekspozim të tepërt trupi dhe flirton me këdo që sheh deri sa të bjerë “bingoja”. Nuk refuzon kurrë kërcimin, pijen dhe e gjen në krahë të ndryshëm. Në fund të fest%s e gjeni duke vjellë në banjo ose zgjohet në një shtrat që nuk e di se si doli aty. Në momente të caktuara bëheni t’i thoni: “Avash, moj motër, avash, se edhe ne kemi vegla!”. Çuna, ju rëntë për pjesë!

4 – Ajo që pendohet

E sigurt, “delja e zezë” e grupit do t’jua prishë mbrëmjen. Jeni mësuar nga ankesat e saj, sepse për çdo gjë, qoftë edhe diçka fare të vogël, do të pendohet që pranoi të vinte në party. Mbrëmjen e kalon duke biseduar ne telefon, ulur në karrige. Ngrihet për të kërcyer vetëm kur e kapni nga krahët e thotë diçka nëpër dhëmbë. E sigurt, ju ka sharë!

5 – Vajza e fotove

Nuk mungon kurrë. Sido që të ndodhet, madje dhe në situatën më të keqe dhe orën më të papërshtatshme, do t’ju kërkojë t’i bëni një foto. Kohën e kalon duke postuar video e foto në rrjete sociale, në çdo vend dhe kënd të mundshëm. Për ta shijuar s’bëhet fjalë, më shumë e shijojnë miqtë virtualë. Çuna, larg kësaj!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top