Video
Panik në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një efektiv policie
Panik në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një efektiv policieF. Gjoni
Lajme
Fotot ekskluzive nga vendngjarja
Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë ish- Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv policie i Komisariatit Numër 1, Ermal Bregu, i cili është transportuar në spital.
Para dy vitesh Ermal Bregut i kanë djegur makinën në mes të natës përpara shtëpisë që ndodhet pikërisht në këtë zonë.
Sipas raportimeve të para thuhet se 33-vjeçari ka qenë i ulur në një lokal në lagje dhe ka debatuar me disa persona dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të tij.
Ndërkaq, forca policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B. Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve
JOQ.al