Video
Kalon kangjellat në mes të natës dhe vjedh televizorin, qytetari: I them të bëjë kujdes
Kalon kangjellat në mes të natës dhe vjedh televizorin, qytetari: I them të bëjë kujdesS. Bardhi
Vec-e-jona
A legjitimohet vjedhja, e nëse “po” kur? Në fakt nuk ka një përgjigje për të qenë për këtë pyetje, mund të hamendësohet dhe hidhen teori pafund, por në praktikë vjedhja është një akt që dënohet moralisht.
Megjithatë, kushdo ngec edhe nëse e pyet se çfarë është morali në vetvete, sepse nuk ka një përgjigje definitive e për më tepër logjike.
Në redaksinë tonë vijnë shumë denoncime për vjedhje, nga një vazo lulesh deri tek sende me vlerë më të madhe, por që pesha e secilës prej tyre vlerësohet nga ai që e pëson.
Kështu, një qytetar nga Tirana ka shkruar për JOQ:
Përshëndetje JOQ! Shikoni ku kan arrit drogaxhinjtë në Porcelan për nji pako bar kalojnë kangjellat e xhamat n’mes të natës. I them të boj kujdes ky se i ka dal fytyra dhe njihet fare lehtë.”
Në fakt nuk kemi se si e vërtetojmë që personi është një përdorues droge, megjithëse pak por e sigurtë është që ai vjedh diçka e cila nuk është pronë e tija.
JOQ.al