Video
Ishte duke pirë kafe, ky është polici që e plagosën me armë zjarri brenda në lokal
Ishte duke pirë kafe, ky është polici që e plagosën me armë zjarri brenda në lokalF. Tenolli
Lajme
Rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme mbeti i plagosur efektivi i policisë Ermal Bregu pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Ngjarja ndodhi në një lokal në fund të Rrugës së Kavajës gjatë kohës që efektivi ka qenë jashtë shërbimit, sipas burimeve për Panorama.
Ai ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe kur është konfliktuar me dy persona dhe më pas njëri prej tyre e ka qëlluar.
Motivet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende plotësisht dhe nuk dihet arsyeja e nisjes së konfliktit që degjeneroi në nxjerrjen e armëve.
Është mësuar se 3 vite më parë, Bregut i kanë djegur makinën pranë banesës së tij.
Gjithashtu është bërë me dije se një vit më parë, efekti i komisariatit numër 1 është vetëplagosur me armën e shërbimit.
JOQ.al