Video
20 trafikantë në pranga, si dërgohej në Itali hashashi nga Shqipëria e kokaina nga Holanda
20 trafikantë në pranga, si dërgohej në Itali hashashi nga Shqipëria e kokaina nga HolandaA. Shehaj
Lajme
20 persona, trafikantë droge, kanë rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Brescias, në Itali. Bëhet fjalë për 12 shqiptarë dhe 8 italianë, të cilët trafikonin tonelata të tëra me kanabis dhe kilogramë të shumtë kokaine.
Mes të arrestuarve është edhe një femër italiane. Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar kriminal, të cilët, përmes rrugëve të ndryshme, sillnin në Itali kokainë nga Holanda dhe kanabisin nga Shqipëria. Grupi është vënë nën hetim që prej vitit 2016.
Në pranga kanë përfunduar grosistë, ndërmjetës, korrierë dhe shpërndarës në të gjithë Italinë.
Siç shkruan "Qui Brescia", kokaina vinte nga Europa në Itali përmes helikopterëve dhe më pas shpërndahej me makina, ku lënda narkotike vendosej gjithandej,përfshirë edhe pjesën e kasetofonit. Më tej shpërndahej në të gjithë Italinë.
Sa i takon marijuanës, ajo mbërrinte në Itali nga Shqipëria përmes skfistëve. Siç e dimë të gjithë, në brigjet shqiptare mbusheshin gomonet me hashash dhe mbërrinin në Kalabri, ku korierët më pas e çonin lëndën narkotike në veri të Italisë.
JOQ.al