Video
Basha: Po ngopin fabrikat e sallamit, nesër do ndalim Ramën
Basha: Po ngopin fabrikat e sallamit, nesër do ndalim RamënA. Shehaj
Lajme
Kreu i Partisë Demikratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
Ai foli në lidhje me planin që ka për të rrëzuar projekt-buxhetin që pritet të miratohet nesër nga qeveria Rama në parlament. Kreu i opozitës e cilësoi këtë si buxheti i parave të pista, ndërsa listoi propozimet e tij.
Basha tha ndër të tjera:
Tre fabrika sallami në Korçë marrin qindra-mijëra euro, ndërsa fermerët s'marrin asnjë kacidhe se prioritet i atyre janë oligarkët, jo qytetarët. Propozojmë 5 milion euro për fermerët subvencione. Ky është një nga amendamentet që ne do të paraqesim nesër.
Propozimi tjetër ynë nesër do të jenë shtresat në nevojë. Do të propozojmë të futen më shumë familje në skemën e ndihmës ekonomike.
Amendamente për rritje të ekonomisë, për taksë të sheshtë 9% dhe tvsh 12%. Të ndalim buxhetin që pastron paratë e pista".
JOQ.al