Video
Aktorja e njohur drekon me të dashurin dhe ish-bashkëshortin: Mëngjesi i një familje moderne
Aktorja e njohur drekon me të dashurin dhe ish-bashkëshortin: Mëngjesi i një familje moderneS. Shtjefni
Thashetheme
Ndërsa shumë prej nesh mendojnë si t'i kalojnë ditët e pushimit me familjen, ku të gjithë të jenë të bashkuar, aktorja e famshme Gwyneth Paltrow ju jep shembullin më të mirë.
Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku tregon se është duke drekuar me ish bashkëshortin Chris Martin dhe partnerin aktual Brad Fulchuk.
Fotografia, e cila tregon të dy burrat që buzëqeshin në një tavolinë, shoqërohet me përshkrimin "mëngjesi i së dielës #familjamoderne".
Në mars 2014, Paltrow dhe Martin njoftuan se po ndaheshin pas 10 vjet martese. Çifti njoftoi se ndarja kishte ardhur me mirëkuptimin e të dyve dhe se ata do të ishin gjithmonë shumë të afërt, ndërsa vetëm pak muaj më vonë aktorja filloi të dilte me të dashurin e ri.
JOQ.al