Video
U dënua me 20 vite burg për krime lufte, i moshuari kthen me fund shishen me helm në sallën e gjyqit
U dënua me 20 vite burg për krime lufte, i moshuari kthen me fund shishen me helm në sallën e gjyqitS. Shtjefni
Lajme
Një i dënuar me për krime lufte ka pirë helmin në gjykatën e Hagës menjëherë pasi gjyqtari njoftoi vendimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe bëhet fjalë për Slobodan Praljak, një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushatrakë të Bosnjës.
Ai u dënua me 20 vjet burg në vitin 2013 për krime në qytetin e Mostarit.
Sapo dëgjoi se dënimi i tij ishte pranuar, Praljak u pa teksa ngrinte një shishe të vogël dhe pinte diçka.
Ai tha para gjykatësit:
"Unë nuk jam kriminel lufte. Sapo piva helm".
Menjëherë pas kësaj kryetari i kolegjit pezulloi seancën dhe kërkoi të thirrej një mjek. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ish-udhëheqësit.
Praljak ishte një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës për të dëgjuar vendimet e apelit. Të gjithë ishin dënuar në vitin 2013 për persekutimin, përjashtimin dhe vrasjen e muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës.
JOQ.al