Connect with us

CEZ arratiset nga Ballkani, kërkon fuqizim në Perëndim 

Video

CEZ arratiset nga Ballkani, kërkon fuqizim në Perëndim 

CEZ arratiset nga Ballkani, kërkon fuqizim në Perëndim S. Bardhi

Lajme

Pasi kaloi qindra miliona dollarë nëpër duar në Ballkan, “CEZ” duket se do të ndryshojë pronar. pavarësisht konflikteve me ligjbërësit dhe rregullatorët rajonal.

Gazeta e njohur amerikane “Bloomberg” ka njoftuar ditën e sotme se prodhuesi më i madh i energjisë në Ballkan duket se planifikon të “arratiset” na rajoni për t'u zgjeruar në perëndim.

Tabloidi amerikan raporton se kompania që operon edhe në vendin tonë është në bisedime për të shitur fabrikat e thëngjillit në Bullgari.

Gjithashtu, CEZ-i mund t’i shesë 50 për qind të aksioneve të saj në Turqi, ku pritet të blihet nga një kompani energjetike, në veriperëndim të Turqisë. Kontrata është duke u negociuar zyrtarisht dhe oferta është e hapur.

Nga ana tjetër, kompania ka nisur bisedimet me Evropën Perëndimore për të marrë nën kontroll energjinë e erës, stabilimentet e ngrohjes dhe një sërë asetesh të tjera për të konkurruar me gjigantët evropian të energjisë si “EON SE” në “Engie SA”.

Në një intervistë këtë muaj, Shefi i Financave Martin Novak deklaroi se:

"Ne jemi duke e zhvendosur fokusin tonë. Përsa i përket aseteve të reja, kompania po synon tashmë Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore. CEZ planifikon të shkëputet tashmë nga Evropa Juglindore".

Shitja e kompanisë në Bullgari, pritet përfundojë në muajt e ardhshëm dhe shënon fundin e zgjerimit të saj në Shqipëri, në Rumani dhe Turqi.

CEZ-i filloi të shkërmoqet pasi çmimet e shitjes me shumicë u rrëzuan dhe kompania u përplas me rregullatorët shqiptar sepse vendi ynë vendosi të vet-menaxhonte pasuritë e saj energjetike.

Burimi: Bloomberg | Përktheu dhe përshati: JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top