Video
Aksidentohen me makinë, dy futbollistët shqiptarë përfundojnë në spital dhe humbasin ndeshjen
Aksidentohen me makinë, dy futbollistët shqiptarë përfundojnë në spital dhe humbasin ndeshjenK. Demiraj
Sport
Dy futbollistë të skuadrës ballshiote janë përfshirë në një aksident automobilistik ditën e hënë dhe sot nuk mund të akitivizohen në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Luftëtarin.
Bëhet fjalë për portierin Kostandin Dramolli dhe sulmuesin Jurgen Vatnikaj, të dy titullarë të Bylisit, shkruan "Vipsport.al".
Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit të Lushnjës, teksa të dy futbollistët po udhëtonin për në Ballsh.
Ata kanë pasur fraktura të lehta dhe deri dje kanë qenë në spital, kështu që sot nuk janë të gatshëm për ndeshjen e Kupës e cila fillon në orën 14:00.
JOQ.al