Video
Festat e çmendura të Pavarësisë, ja si festohet nëpër botë
Festat e çmendura të Pavarësisë, ja si festohet nëpër botëL. Çela
Vec-e-jona
Këto ditë nëntori po festojmë 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga Vermoshi në Konispol, të gjithë janë munduar të bëjnë diçka, edhe pse pa ndonjë befasi për t'u vlerësuar.
Amerika është vendi që i kushton më shumë rëndësi festimeve të ditës së Pavarësisë. Përgatitjet dhe rëndësia që i kushtojnë kësaj feste, përtej Atlatinkut, është maksimale. Amerika nuk është e vetmja që mban këtë manual festiv te përvitshëm. Shumë popuj të tjerë dinë si ta festojnë këtë ditë ne forma të ndryshme shumë unike dhe argëtuese.
Ne kemi zgjedhur 8 vende për mënyrën e festimit te Ditës së Pavarësisë.
1. Indi (15 Gusht)
Kjo ditë simbolizon fundin e pushtimit 3 shekullor të Britanisë në Indi. Indianët këtë ditë e nisin me festime të shumta, kompletojnë shtëpinë me ngjyrat e flamurit dhe jo vetëm shtëpinë, por edhe zyrat, dyqanet e çdo vend tjetër. Traditë kryesore është kthyer dhe ngritja e balonave shumë ngjyrëshe (kryesisht ngjyrat e flamurit) në qiell apo mbi çatitë e shtëpive.
2-Ganë (6 Mars)
Gana u bë shteti i parë i pavarur ne Afrikë pas fundit të pushtimit Amerikan. Në ditën e pavarësisë ne Ganë dominojnë paradat, marshimet dhe fishekzjarrët, por nuk janë aq të qetë. Do të ishte e kotë kjo ditë pa festat në rrugë (streetparties) ku shumë vet nuk largohen pa u dehur nga pija. Rajoni lindor ka zgjedhur që këto festa t’i organizojë ne bregdet, me muzikë perëndimore miksuar me hip hop. Jepi Ganaaaaa!
3- Meksikë (16 Shtator)
Në Meksikë, festimet fillojnë që natën e 15 Shtatorit, në sheshin Zokalo, një prej shesheve më të mëdhenj në botë. Më shumë se gjysmë milioni njerëz, mblidhen çdo vit, duke dëgjuar fjalimin tipik të Presidentit, shoqëruar nga thirrjet entuziaste të turmës "Viva!". Në fund ka një spektakël fishekzjarrësh, por dhe parada, marshime e festa që zgjasin përgjatë ditës.
4- Kosovë (17 Shkurt)
Asgjë nuk i pengon shqiptarët e shtetit më të ri europian të festojnë ndarjen nga Serbia. Festa është e përqendruar në kryeqytet, Prishtinë. Turma njerëzish nga qytete të ndryshme mblidhen në kryeqytet, përreth monumentit dedikuar pavarësisë " New Born-it". Festimet vazhdojnë me muzikë tradicionale, marshime ushtarake, dhe festa përgjatë gjithë ditës.
5- Francë (14 Korrik)
Nëse shumë vende bëjnë marshime ushtarake për festën e pavarësisë, kjo është e gjithë fal Francës. Marshimet për festën e pavarësisë u panë për herë të parë në Francë. Pra, kështu nis kjo ditë, me këtë traditë shumëvjeçare. Më pas fushatat e ndryshme dhe fishekzjarrët janë në listë. Në qoftë se doni të provoni diçka më argëtuese, festa e madhe e zjarrfikësve do e ndezë atmosferën me shfaqje argëtuese, muzikë dhe pije te ndryshme deri në orët e para të ditës pasardhëse.
6- Indonezi (17 Gusht)
Në Indonezi gjërat ndryshojnë. Ka shtet këtu! Dita nis me një nderim solemn të flamurit. Për këtë janë përzgjedhur nxënësit më të mirë të gjimnazeve nga qeveria. Nuk mbaron me kaq. Traditë janë bërë garat e ndryshme ku nga më të famshmet është "Panjat Pinang”. Pjesëmarrësit duhet të mbledhin sa më shumë nga këto bimë rrëshqitëse për të fituar një çmim. Kujt nuk i pëlqen vaji, mund t’i bashkohet konkurseve me ushqim. Kjo duket e shijshme!
7- Peru (28-29 Korrik)
Ashtu sikurse ne, as Perusë nuk i mjafton një ditë për të festuar pavarësinë. 28 është për largimin e pushtuesve, ndërsa 29 për ndër të ushtrisë e të gjithë atyre që dhanë jetën në luftë. Tradita numër një është parada e jashtëzakonshme më ushtarë me veshje shumëngjyrëshe që marshojnë në rrugët kryesore. Për këtë paradë, shumë individë zbresin në qendër të qytetit që në orët e para te mëngjesit. Për këtë është e këshillueshme të merren masa për të ngrënë pasi parada zgjat disa orë. Nëse ju bie rasti, bukë me vete!
8- Australia (26 Janar)
Përfundimisht, njëherë këtu duhet festuar Pavarësia!
Festimet startojnë me parada të ndryshme njerëzish. Këtij kalvari ngjarjesh i bashkëngjiten shumë koncerte, festa ne plazh, lojëra, piknik dhe shumë të tjera. Traditë e njohur është gara me varka në Sidney, në të, pjesëmarrja rritet çdo vit. Festimet finalizohen me shfaqje të jashtëzakonshme fishekzjarrësh, muzike e kërcime. /JOQ.al
JOQ.al