Video
“Atdheut i janë ngatërruar zorrët o hipokritë”, shkrimtarja ironizon me Skënderbeun në monolog
"Atdheut i janë ngatërruar zorrët o hipokritë", shkrimtarja ironizon me Skënderbeun në monologS. Bardhi
Lajme
Aktivitetet politike për 28 dhe 29 Nëntor nuk i kanë shpëtuar syrit kritik të shkrimtares Flutura Açka.
Açka ka bërë një postim një Facebook ku shënjestron klasën politike por edhe të ashtuquajturën elita shqiptare.
Shkrimtarja e vendos deklaratën e saj në një monolog me Skënderbeun që rri dhe shikon përreth dhe më pas numëron një nga një “veprat e mira” që janë bërë në vend.
Statusi i plotë i Flutura Açkës në Facebook
Monologu i Skënderbeut në passhpinë:
“Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë në radhë para meje! Por ç’e do, në kohët e reja, prej akrobacive politike, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën, e ku i ka këmbët. Duartrokit, moj elitë hipokrite!
– Valbona e shkatërruar
– Vjosa e kërcënuar
– Llogaraja e gërryer
– Tomorri i sakatuar
– Tirana e betonuar
– Puset e matrikulluar
– Kanabisi i certifikuar
– Media e parcelizuar
– Çmimet të globalizuar
– Leku i diskretituar
– Bankat akaparuar
– Spiunët të nderuar
– Diktatura e rehabilituar
– Populli i duruar
Uh… paska shumë. Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!”
JOQ.al