Video
“Haram për myslimanët që festuan Pavarësinë”, befason imami shqiptar me deklaratën
"Haram për myslimanët që festuan Pavarësinë", befason imami shqiptar me deklaratënF. Tenolli
Lajme
Armand Ali është imami shqiptar i cili ngjall gjithnjë polemika me deklaratat e tij.
Ai ka deklaruar se një besimtar i devotshëm mysliman nuk duhet ta festojë festën e Pavarësisë, gjë kjo që ka hapur shumë debat.
Një gjest i tillë, sipas imamit, konsiderohet haram pasi një besitar duhet të festojë vetëm festat fetare.
Ali është shprehur:
Të gjithë besimtarët myslimanë nuk duhet të festojnë festën e Pavarësisë. Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombëtare nuk i lejohen myslimanit që t'i festojë e as të urojë për to pasi nuk ka asnjë argument fetar që ta lejojë një veprim të tillë. Kjo tregon se diçka e tille nuk është veçse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët myslimanë janë urdhëruar që mos t'i ngjasojnë atyre në asgjë."
JOQ.al