Video
Çmenduritë nuk kanë kufi, këto janë dasmat më të shtrenjta në histori
Çmenduritë nuk kanë kufi, këto janë dasmat më të shtrenjta në historiL. Çela
Vec-e-jona
Vera që lamë pas ishte mjaft produktive për sa i përket kurorëzimit të dashurisë së personazheve të shoubizit shqiptar. Madje, mund të thuhet se Geotari-Marina, Besi-Xhensila dhe Turi-Orinda patën një garë krejtësisht të pazakontë të shpenzimeve dhe veçantive të secilës dasmë.
Nëse flasim për dasmat, amerikanët shpenzojmë më shumë. Kjo nuk do shumë mend për t'u ditur. Çiftet amerikane shpenzojnë 18.900-31.500 dollarë për dasmat e tyre. S’kanë faj, atje është dollari përtokë, themi ne shqiptarët (por duke e shtyrë mbledhjen e tyre për të nesërmen gjithnjë).
Po ju rendisim pesë dasmat më të shtrenjta në histori si për t'ju "çmendur" me shifrat marramendëse. Mos na akuzoni se ju prishëm ditën, ama!
Chelsea Klinton & Marc Mezvinsky (5 milionë dollarë)
Mbiemri Clinton i tregon të gjitha. Nëse je vajza e dy prej njerëzve më me influencë në Amerikë, sigurisht që edhe dasma nuk do të jetë e thjeshtë. Ky është rasti i vajzës së ish-presidentit Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij, Hillary Clinton. Chelsea u martua në vitin 2010 me një bankier. Ceremonia e martesës u zhvilluar në Astor Courts dhe ishte fantastike. Dasma e saj mbahet mend si një ndër më të bujshmet. Çifti shpenzoi 5 milionë dollarë.
Wayne Rooney & Coleen Mcloughlin (8 milionë dollarë)
Nëse Wayne Rooney do ta dinte se do të niste procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij Coleen, i sigurt është fakti se nuk do të shpenzonte aq shumë, por në kohën që kurorëzoi martesën dasma e tyre ishte fenomenale. Ata u martuan në vitin 2008 në Xhenoa të Italisë. Të ftuar specialë ishin grupi Westlife që i kushtuan çiftit 670.000 dollarë. Rooney mori edhe pesë avionë privatë me qira për të kënaqur 64 të ftuarit e tij. Faturat e dasmës u lehtësuan nga një revistë, e cila pagoi 4.2 milionë dollarë për të drejtën ekskluzive të fotos. Dasma e tyre në total ka kushtuar 8 milionë dollarë.
Prince William & Kate Middleton (34 milionë dollarë)
Dasma e Princit William dhe Kate Middleton u cilësua si dasma e shekullit. Ceremonia e Mbretit dhe mbreterëreshës së ardhshme të Brtianisë së Madhe u mbajt në Westminster Abbey. Çifti bëri një paradë përmes rrugëve të Londrës me një karrocë të tërhequr nga kuajt. Dashuri si të tyre na faltë Zoti… dhe nja 34 milionë dollarë, si ata!
Vanisha Mittal & Amit Bhatia – (66 milionë dollarë)
Vanisha Mittal është vajza e Lakshmi Mittal, njërit nga njerëzit më të pasur në botë. Dasma e saj sigurisht që ishte ndër më luksozet që ka parë historia. Ceremonia u mbajt në Paris në vitin 2004 në një nga kështjellat e shekullit të XVII. E ftuara e mbrëmjes ishte Kylie Minogue, e cila u pagua 330,000 dollarë për përfomancën e saj. Ajo këndoi për 30 minuta. Po, e lexuat mirë, 30 minuta!
Princi Charles & Diana – (110 milionë dollarë)
Asnjë dasmë tjetër nuk i afrohet dhe me shumë mundësi nuk do t’i afrohet dasmës së Princit Charles dhe Dianës. Të ftuar ishin rreth 3500 vetë dhe dasma e tyre u ndoq nga 750 milionë njerëz. Dekori i dasmës përbëhej nga 10.000 perla. Më tej nuk po e zgjasim, pasi neve na ra të fikët. Nuk e dëshirojmë edhe për ju.
JOQ.al