Video
Detajet/ Iu vu tritol në makinë, kush është pronari i automjetit që shpërtheu në Tiranë
Detajet/ Iu vu tritol në makinë, kush është pronari i automjetit që shpërtheu në TiranëS. Shtjefni
Lajme
Një makinë e tipit Volkswagen tip Passat me targa AA 946 EE, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë digës së liqenit dhe shkak ka qenë vënia e një sasie tritoli.
Policia ka identifikuar dhe pronarin e automjetit, Ndok Rajta, 42-vjeç, pronar i një firme inertesh, i cili ka dhënë dëshminë përpara uniformave blu.
Mësohet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe sasia e lëndës shpërthyerse dyshohet të ketë qenë më shumë se 200 gram tritol e vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Makina ka qenë e parkuar në një rrugë dytësore ndërsa pas shpërthimit copëzat e mjetit janë përhapur në një distancë rreth 70 metra.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka tronditur të gjithë zonën përreth.
Incidenti raportohet vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një automjet shpërtheu në ecje ndërsa u plagos një i ri të cilit iu prenë të dyja këmbët.
JOQ.al