Video
Përndiqte Eli Faren me prezervativ deri tek dera, i riu ia del që të mos dënohet
Përndiqte Eli Faren me prezervativ deri tek dera, i riu ia del që të mos dënohetS. Shtjefni
Thashetheme
Këngëtarja korçare Eli Fara është e njohur nga të gjithë brezat në Shqipëri, ndërsa ka arritur të ruajë të njëjtën pamje rinore ndonëse vitet kanë kaluar.
Por, me sa duket bukuria e saj natyrale i ka sjellë edhe probleme. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe në qershor të këtij viti kur këngëtarja është përndjekur nga një i ri.
Situata e pakëndshme është shkaktuar nga një 22-vjeçar i cili i vendoste prezervativë tek dera e apartamentit të saj në Tiranë.
Rasti është zbuluar vetëm ditët e fundit, dhe ndonëse këngëtarja nuk e ka denoncuar, sipas Panoramës, i riu është denoncuar nga një parukiere të cilën vazhdonte ta përndiqte njëlloj.
Bëhet fjalë për shtetasin Gertjan H., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Por pavarësisht denoncimeve për përndjekje i riu nuk do të dënohet pasi sipas Gjykatës së Tiranës ai është i pandërgjegjshëm.
Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera, por ka marrë masën “mjekim të detyruar spitalor”.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor të këtij viti, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë dëshmi në gjyq për rastin.
JOQ.al