Video
Çudia e javës ndodh në Francë, futbollistin e harrojnë në stadium
Çudia e javës ndodh në Francë, futbollistin e harrojnë në stadiumK. Demiraj
Sport
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Strasburg-Kaen në Francë.
Në ndeshjen e mbyllur në barazim 0-0, mesfushori i Kaen, Ismil Diomand u bë gati për tu larguar nga stadiumi, por si për çudi ai e gjeti veten të vetmuar në stadium pasi pa se skuadra e tij ishte nisur për në aeroport.
Lojtari u la pas nga autobusi i Kaen pasi presidenti kishte vendosur që të merrte avionin bashkë me skuadrën menjëherë pas ndeshjes.
Diomand nuk e kishte parë mesazhin se autobusi u nis drejt e në aeroport, por qëndroi me sulmuesin e Strasburg për një bisedë.
25-vjeçari foli për radion RMC duke deklaruar:
‘’ Dola jashtë por nuk e pashë autobusin, por nuk më kapi paniku. Fatmirësisht avioni nuk u nis pa mua”, deklaroi ai.
JOQ.al