Video
Rama kujton takimin e madh me Saliun: Ç’më tha në janar të vitit 1993
Rama kujton takimin e madh me Saliun: Ç'më tha në janar të vitit 1993A. Shehaj
Lajme
Duke folur në lidhje me buxhetin e vitit 2018 dhe propozimet e amendamentet e sjella në kuvend nga Partia Demokratike, Edi Rama ka kujtuar ndër të tjera takimin në vitin 1993, teksa ka qenë duke folur, gjithmonë mbi dëmshpërblimet për të përndjekurit politikë.
Kreu i qeverisë shprehet se në atë periudhë, Sali Berisha ishte ende me teserën e Partisë Komuniste dhe i tha nja dy fjalë.
Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit:
Më kujtohet kur jam takuar me Saliun në janar 1993. Ai kishte ende teserën e partisë. Më tha: "Ju doni të nxirrni llumin nga burgjet. PD është e ndarë nga ai llum". Tani jeni ju që keni bërë që të burgosurit politikë të mos marrin asnjë qindarkë dëmshpërblim, ndërkohë që me spiunët keni ndarë paratë. Ne do u japim lekët një më një të gjithë atyre që kanë qenë në burg politik. Jo kushërinjve, as spiunëve të tyre. Se është rënie në fundkazanin e moralit të një qeverisje politike, pas rënies së regjimit të Enveriut dhe Saliut, që ata të gjorët, të mos marrin as një qindarkë".
Plotë ironi foli edhe për fatin e Partisë Demokratike dhe krerët e saj, duke e krahasuar atë me Partinë e Komuniste dhe fundin e regjimit.
Rama u shpreh:
Saliu bëri 25 vjet në krye të Partisë së Punës dhe 25 vjet në krye të PD-së. Se pastaj e la, ia la Lulit siç ia la Enveri Ramizit dhe dihet se ku e çoi partinë ai. Vjen pastaj dhe buzëqeshja e Ramiz Xhunioruit. Tani shoku Ramiz, eja këtu dhe fillo. Pllakën e gramafonit ja ku e ke. Sali, futi fishën. Hajde Luzim".
JOQ.al