Video
Këngëtari i famshëm tregon si e ka tradhëtuar gruan: Rasti ynë ishte ndryshe…
Këngëtari i famshëm tregon si e ka tradhëtuar gruan: Rasti ynë ishte ndryshe…S. Shtjefni
Thashetheme
Është përfolur gjatë për tradhëtinë e legjendës së hip-hopit Jay Z ndaj gruas së tij Beyonce Knowles.
Për herë të parë 47-vjeçari ka pranuar se i shpëtoi divorcit ndonëse kishte mashtruar gruan e tij këngëtare me të cilën ka 9 vite martesë.
Ai tha:
Kur mbyllesh në vetvete dhe nuk i shpreh emocionet, shkëput lidhjet me partnerin. Rasti ynë ishte ndryshe, ne përdorëm muzikën si terapi për të shpëtuar martesën. Mund edhe të ishim divorcuar siç bëjnë 50% e çifteve, por ne përdorëm artin tonë dhe Bey doli me një album për muzikën e të cilit unë jam shumë krenar."
Duke folur me shumë dashuri për nënën e tre fëmijëve të tij, reperi e përshkroi atë si një grua të mrekullueshme.
Jay Z tha për Dean Baquet:
Vendi më i mirë gjatë një stuhie është në mes të saj, në mes të dhimbjes, dhe ne aty u ulëm. Patëm shumë biseda. Pjesa më e vështirë është kur sheh dhimbjen në fytyrën e tjetrit dhe e di që ti e ke shkaktuar atë. Por në fund të fundit ne kemi respekt për njëri-tjetrin dhe për punën tonë. Ajo është një grua e mahnitshme."
Sipërmarrësi i lindur në New York dhe këngëtari i hitit “Forever Young” foli gjithashtu për miqësinë e vështirë me Kanye West, bashkëshortin e Kim Kardashian, duke u shprehur se do ta dojë gjithmonë reperin e njohur dhe e di se kur të bëhen 89-vjeçarë do të qeshin me këto që kanë kaluar.
JOQ.al