Connect with us

Keku me portokall, shija unike pa përdorur vezë

Shëndetësi

Keku me portokall, shija unike pa përdorur vezë

Me ngjyra, aromatik, i pasur me vitaminë C, keku me portokall është ‘ylli’ që shndrrit në dimër. Mund ta konsumoni me lëng për mëngjes, ta hani si një vakt të lehtë, por edhe si ëmbëlsirë të pasdites.

Përbërësit janë të pakët, por rezultati është i garantuar: çfarë do të dalë nga furra do të jetë e ëmbël, e përkryer për të filluar ditën tuaj në një mënyrë të shijshme, ideale për t’u marrë edhe nga fëmijët në shkollë.

Përbërësit për kekun me portokall pa vezë

Për të përgatitur kekun me portokall pa vezë duhet të keni 250 g miell, 250 g sheqer, 200 ml qumësht, 250 ml lëng portokalli të filtruar më parë, një pako pluhur pjekje, 50 g vaj, pak kripë dhe në fund, lëkurë të grirë të një portokalli.

Receta e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur

Në një tas përzieni miell, pluhurin e pjekjes, sheqer dhe kripë. Kombinoni qumështin, lëngun e portokallit dhe vajin në një tas tjetër. Pasi të bëhet një masë homogjene, shtoni përbërësit e tjerë të lëngshëm dhe të ngurtë, duke shtuar në fund lëkurën e portokallit.

Përzieni mirë brumin dhe hidheni në një tepsi 25 cm, të lyer me vaj. Për ta bërë sa më të ëmbël, para se të derdhni përzierjen, ju mund të hidhni edhe një shtresë të hollë me sheqer kaf. Lëreni në furrë në 180 gradë për 40 minuta.

Pasi ta nxirrni nga tava, lëreni të ftohet dhe zbukurojeni me pak sheqer pluhur, ose feta portokalli.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top