Showbiz
S’ka si të fshihet tani, doktori tregon ndërhyrjet e Luana Vjollcës
Flitet shumë për operacionet plastike, e aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe publike. Në vendin tonë disa nga më të përfolurat për ndërhyrje estetike por që kurrë nuk i kanë pranuar, janë Luana Vjollca, Iva Aliko e shumë të tjera.
Edhe pse shpesh ndërhyrjet janë shumë të dukshme, ato i kanë mohuar kategorikisht.
Ndërkohë doktori Skerdi Faria, i njohur ndryshe si doktori i Vipave, në një intervistë për emisionin “Një kat më lart”, është pyetur se çfarë mendimi ka për origjinalitetin e Iva Alikos dhe Luana Vjollcës, duke i parë nga syri i një profesionisti që merret me operacionet plastike.
Për Ivën ai ka shpërthyer në të qeshura kur ka parë një foto të sajën, duke thënë se është “origjinale”.
Ndërsa për Luanën është shprehur se nuk beson se ka ndonjë ndërhyrje, por mund të ketë marrë dhjamë nga pjesë të tjera të trupit dhe ta ketë injektuar në vithe.
Kam vite që nuk e kam takuar live Luanën të them të drejtën, por ndërhyrje nuk mendoj se ka bërë. Ajo mund të ketë hequr dhjamë në disa zona dhe i ka vendosur në vithe”.