Kuriozitete
Cili është shteti që ka pasaportën më të fuqishme në botë? Ja ku renditet Shqipëria
Një vlerësim i ri i Passport Index tregon se cili është shteti që ka pasaportën më të fuqishme në botë. Qytetarët e Singaporit mund të lëvizin pa viza në numrin më të madh të shteteve. Sipas vlerësimit, për herë të parë një shtet aziatik kaloi në vend të parë pasi Paraguai hoqi vizat me të. Kjo do të thotë se 3.4 milionë njerëz me pasaportën e Singaporit tani mund të udhëtojnë në 159 vende pa viza.
Shqipëria renditet në vendin e 48, dhe shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 96 vende të botës, ndërkohë që vitin e kaluar numri i shteteve ishte 91.
Në vlerësimin e përgjithshëm pas Singaporit vjen Gjermania me 158 vende, e ndjekur nga Suedia dhe Koreja e Jugut që ndajnë të dyja vendin e tretë.
Philippe May, drejtori i menaxhimit të zyrës së Arton Capital, themeluesit të Passport Index, në Singapor thotë se:
Për herë të parë, një shtet aziatik ka pasaportën më të fuqishme në botë”.