Kuriozitete
Zbuloi që e dashura ishte striptiste në klubin e natës, të riut i erren sytë nga xhelozia dhe i bën gjëmën
Një djalë nga Virxhinia Perëndimore i ka vënë flakën një klubi nate pasi mori vesh që e dashura e tij punonte aty si striptiste.
21-vjeçari Creio Bishop u arrestua të mërkurën dhe u akuzua për zjarrvënie të qëllimshme ndaj klubit në Huntington.
Ishte ora 03:30 e mëngjesit kur ai i vuri flakën ndërtesës dhe më pas u arratis.
Ai deklaroi se motivi që e kishte bërë këtë veprim ishte se nuk duronte ta shikonte të dashurën e tij në prehrin e dikujt tjetër.
Dëmi që i riu i kishte shkaktuar ndërtesës kapte vlerën e 1000 dollarëve.
Ata ishin lidhur që në shkollë të mesme dhe ishin bashkë që nga viti 2013.