Kuriozitete
E ëma me kancer heq dorë nga kurimi, fëmijët i luten live, na fal që të kemi bërë të vuash
Të ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishin Marinela dhe Arturi, motër e vëlla të cilët mes lotësh treguan historinë prekëse të nënës së tyre. Marinela tregoi se mamaja e vetë është martuar në moshën 17-vjeçare dhe ka 6 fëmijë. Ajo tregon se mamaja është operuar 3 herë pasi kishte gur në tëmth ndërsa pak vite më vonë është diagnostikuar edhe me kancer në lëkurë.
“Kishte 7 vite që ajo kishte një puçërr të zakonshme, por në të vërtet ajo ishte sëmundje kancerogjene. Mami do vuajë gjithë jetën nga kjo sëmundje, pasi ajo i shfaqet në pjesë të ndryshme të fytyrës. Unë dhe vëllezërit e kemi ndihmuar me shpenzimet, por mami ka hequr dorë nga kurimi dhe sot kam ardhur që t’i them mos të heqë dorë”, u shpreh Marinela.
“Arsyeja pse ajo është duke vuajtur jam unë sepse unë ika në Greqi dhe ndoqa një rrugë të keqe. Punoja dhe lekët i harxhoja me shoqërinë. 10 vite kam ndjenjur në Greqi dhe vetëm 1 herë në muaj flisja me familjen. Mami donte të krijoja familje, por unë nuk doja. Ndërsa sot jam martuar dhe kam një djalë. Kur u fejova, mami shiti unazën e saj”, tha Arturi.
Ndërsa Marinela tregon se mamaja e tyre vetëm që të ndihmonte Arturin, edhe psee kishte të ndaluar në mënyrë kategorike, punonte në diell. Mamaja e Marinelës dhe Arturit ka pranuar ftesën dhe vjen tek “E diela shqiptare”. Zonja Sabire i thotë fëmijëve se është e fortë, por Marinela i thotë se që prej ditës që i tha se nuk do e vazhdojë kurimin, nuk e ka zënë gjumi.
Zonja Sabire habitet kur sheh edhe djalin, Arturin. Ai i kërkon falje, i premton se do ndryshojë dhe mes lotësh i vendos unazën të cilën ajo e shiti.