Showbiz
U munduan ta fshehin, por veprimi i fundit i Patrisit dhe Tunës konfirmon ndarjen
Tuna dhe Patris kanë pushtuar mediat kohët e fundit me lajmin e ndarjes së tyre. U përfol se Tuna ishte larguar nga Prishtina, por çifti i mohoi thashethemet duke postuar foto së bashku. Megjithatë mes tyre përsëri gjërat nuk po shkojnë si duhet. “Prive” shkruan se Tuna e ka hequr sërish Patrisin nga rrjete sociale dhe ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë. Nuk dihet nëse çifti po shkon drejt ndarjes, por këto veprimet shtojnë dyshimet se mes tyre ka shumë probleme.