Connect with us

E dhunuan pa mëshirë në burgun francez, kush është shqiptari që e donin të vdekur?

Kuriozitete

E dhunuan pa mëshirë në burgun francez, kush është shqiptari që e donin të vdekur?

Florenc Beqiraj është 23-vjeçari i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Marsejës në gjendje kome prej tre ditësh tashmë.

I riu shqiptar është dhunuar brenda qelisë së burgut dhe autorët kanë patur si qëllim ta hiqnin qafe.

Ai ndodhej prej tre javësh në paraburgim pasi ishte kapur pa dokumentacionin përkatës të leje qëndrimit nga policia franceze.

Familjarët e shqiptarit kanë denoncuar se dikush ka tentuar ta vriste në burg. Këtë e vërteton një telefonatë e bërë disa ditë më parë, ku Florenci i shpjegonte kushërirës së tij se kishte probleme me personat që ndante qelinë dhe kishte frikë mos e vrisnin.

Policia franceze pretendon se i riu shqiptar kishte tentuar të vetëvritej, por për dy ditë ai do të kthehej në atdhe dhe nuk kishte arsye të ndërmerrte këtë akt.

Sipas kushërirës së tij e cila bën apel për ndihmë, mjekët francezë duan t’i shkëpusin aparaturat me pretendimin se 23-vjeçari ka vdekur.

Kushërira e tij ka folur në një lidhje telefonike për “News 24” nga Franca:

Jam kushërira e Florecit, e kam djalë halle. Ai do kthehej për dy ditë. Është vetëm 23 vjeç. Ka ardhur për hall për një jetë më të mirë për të kërkuar azil. E kanë dhunuar brenda qelisë në burg dhe kanë tentuar ta vrasin. Duket nga shenjat. Ka të gërvishtura në krah, dhe shenjën e litarit në fyt. Kjo i ka ndodhur pas arrestimit nga policia, pasi e kapën pa dokumente. Ai do të kthehej për dy ditë në Shqipëri, nuk kishte pse të vetëvritej.Asnjëri nuk ka marrë masa.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top