Kuriozitete
Njohu në internet dashurinë e jetës, kur shkoi ta takonte burrit i bie qielli mbi kokë
Një burrë i dëshpëruar nga Fuyuan i Kinës bëri 1,142 kilometra pasi bisedoi me një grua në internet dhe mendoi se kishte gjetur dashurinë e jetës.
Mendimi për një takim të parë nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar por për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi.
Rezultoi se gruaja kishte qenë e martuar dhe se lajmin se do takohej me pretendentin e saj e kishte marrë vesh bashkëshorti i cili kishte ftuar disa shokë për t’i uruar atij mirëseardhjen.
Burrin e quajtur Liu e lidhën pas një peme dhe nisën ta rrahin fort.
Momenti u filmua nga disa kalimtarë të rastit të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar por nxorën telefonat dhe nisë të filmonin