Kuriozitete
Burri vdes në autostradë, ambulanca vjen, e shikon dhe ikën
Një zotëri në mesomoshë ka ngelur viktimë e një aksidenti rrugor në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme.
I ndjeri është përplasur nga një automjet dhe është lënë në anë të rrugës. Kalimtarët kanë mundur të filmojnë ngjarjen e çuditshme që ka ndodhur fill pasi ambulanca është lajmëruar dhe ka mbërritur në vendngjarje.
Në video mund të shikojmë automjetin e ambulancës, i cili vjen dhe largohet pa e marrë viktimën. Thjesht e mbulojnë dhe e lënë sërish në anë të rrugës.
Deri në këto momente nuk kemi asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje nga ana e policisë, as për viktimën e as për aksidentin, por pamjet flasin vetë për papërgjegjshmërinë institucionale.