Showbiz
Jona e Big Brother bëhet nënë për herë të dytë: Zbulon emrin e veçantë të së bijës
Jona Kalemaj, ish-banorja e famshme e reality show-t “Big Brother Albania”, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram gjatë ditës së sotme, duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka postuar një foto ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e saj të sapolindur dhe nëpërmjet një vjershe, ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për vogëlushen e saj.
“Mirëmëngjes e bukur botë
Mirëmëngjes i ftohti muaj
Ja ku erdha un plot lotë
Ja ku jam dhe un mes tuaj
Botës sot ju shtova unë
Kaq e vockel sa një dor
Kam dhe emer, sot ma vunë
Është i shenjt si ky dhjetor
Quhem SANTA, emri im
Qofsha kështu vërtet në jet
Do e bëj un të parin urim
‘Mire se ju gjeta me shëndet’”
Kështu Jona ka zbuluar se e ka pagëzuar vajzën me emrin Santa, që në italisht, do të thotë “e shenjtë”. Ish-konkurrentja e “Big Brother” ka edhe një tjetër vajzë, të quajtur Ejsi.