Connect with us

Faton Shoshi rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Era Istrefi

Showbiz

Faton Shoshi rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Era Istrefi

Që në fillim të karrierës së saj, këngëtarja e njohur Era Istrefi kishte në krah një person i cili i ndihmoi asaj të arrinte sukses në tregun ndërkombëtar.

Ishte ky Faton Shoshi i cili për një kohë të gjatë ishte menaxheri i këngëtares së njohur, transmeton Gazeta Express.

Me ndihmën e Fatonit, Era kishte arritur të bëhet ndër këngëtaret më të famshme në vend si dhe një emër shumë i kërkuar edhe në arenën ndërkombëtare. Hitet e saj padyshim që ishin ndër më të kilikuarat.

Mirëpo, kanë mjaftuar disa mosmarrëveshje të vogla mes tyre që ata të shkëputin bashkëpunimin mes tyre.

I ftuar në një emision, Fatoni rrëfen gjithçka për ndarjen e tyre.

Megjithatë menaxheri i famshëm, tregon se ai dhe Era kanë mbetur miq.

“E vërteta është se kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla nuk kam pas veç me Erën por edhe me labelin me të cilin bashkëpunojmë edhe vendosëm që t’i ndajmë rrugët. E vërtetë që nuk jemi bashkë i kemi nda rrugët jemi miq nuk kemi asgjë të keqe mes vete. Jemi nda paqësisht”, është shprehur Shoshi.

Ndonëse, ai pohon se me Erën kanë mbetur miq, ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë se dyshja e njohur ishin përfolur shumë edhe për një lidhje të mundshme mes tyre.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top