Showbiz
Një ditëlindje mes luksit, kush është bosi i ftuar në ditëlindjen e Samir Manes?
Ditëlindja e 50-të e Samir Manes ka qenë një ditëlindje VIP-i është pak të thuhet. Një festë e argëtim madhështor, me bosat dhe me luksin që e karakterizon më së miri këtë pjesë të shoqërisë shqiptare.
I ftuar në ditëlindjen e njeriut të cilësuar si më i pasuri në Shqipëri, ka qenë edhe një ndër bosat më të mëdhenj, praktikisht njeriu i dytë më i pasur në vend, Shefqet Kastrati. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së karburanteve “Kastrati”, njëkohësisht edhe pronar i “Autostar Albania”, e shumë kompanive të tjera që janë në emrin e tij.
Kastrati është një ndër të pasurit shqiptarë që shfaqen rrallë në media dhe daljet e tij në publik janë shumë të pakta, për të mos thënë që janë thuajse zero.
Ai nuk kishte si të mungonte në këtë ditëlindje madhështore, ndërsa në foton që po qarkullon gjerësisht në rrjet, shihet përkrah dy moderatorëve të televizionit “Klan”, Blendi Fevziu i “Opinion” dhe Ermal Mamaqi i “Xing me Ermalin”.
Të shumtë kanë qenë VIP-at e ftuar në këtë ditëlindje jashtë vendit, mes të cilëve edhe trashëgimtaret e familjes Hoxha, Vjollca dhe dy vajzat e mëdha, Sara dhe Lori.