Connect with us

Babai e lidh dhe e rreh me zorrë uji fëmijën, të qarat e tij të këpusin shpirtin

Kuriozitete

Babai e lidh dhe e rreh me zorrë uji fëmijën, të qarat e tij të këpusin shpirtin

Kanë ngjallur mjaft reagime pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale ku një baba nga qyteti i Urfas në Turqi lidhi dhe më pas rrahu me zorrë uji djalin e tij tetëvjeçar.

Mësohet se babai torturoi fëmijën me pretendimin se ai nuk sillej mirë duke ia lidhur duar dhe këmbë me litar dhe më pas filloi ta qëllonte me zorrë uji, përcjell Albeu.com.

Duke mos iu dhimbsur aspak, babai e ndjek fëmijën deri në dhomën e ndenjës pavarësisht të qarave të tij.

Duhet pranuar se dhuna ndaj fëmijëve ndodh gjithandej dhe krijon pesimizëm për fundin që mund të sjellë.

Raportet e shteteve tregojnë se dhe fëmijët nga vendet e pasura dhe ato të zhvilluara mund të vuajnë nga dhuna. Megjithatë, masa mund të merren për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve dhe për këtë arsye asnjëherë nuk duhet të mendohet për “të pashmangshmen”. Parandalimi efektiv varet nga analiza e plotë nga e kanë zanafillën shkaqet e këtij problemi.

Prandaj, kërkohet duhet të bëhen më shumë përpjekje për të kuptuar pse ndodh dhe si ndodh dhuna ndaj fëmijëve. Vetëm atëherë mund të investojnë agjencitë qeveritare dhe joqeveritare për të shpërndarë burimet e tyre që të garantojnë se po plotësojnë nevojat e fëmijëve më vulnerabël.

Siç parashikon edhe neni 19 i UNCRC, çdo fëmijë ka të drejtën për të qenë i lira nga çdo formë dhune. Meqë kjo e drejtë themelore është e parashikuar tek e Drejta Ndërkombëtare, organizatat ndërqeveritare duhet të përpiqen të mundësojnë një fëmijëri pa dhunë derisa kjo e drejtë të gëzohet në nivel global.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top