Connect with us

Mbante dhjetë gjarpërinj në dhomën e tij, gjeti vdekjen nga njëri prej tyre – jepen detajet e ngjarjes

Kuriozitete

Mbante dhjetë gjarpërinj në dhomën e tij, gjeti vdekjen nga njëri prej tyre – jepen detajet e ngjarjes

Një adhurues i kafshëve u vra nga pitoni i tij rreth 2,5 metra i gjatë, pasi u arratis nga “kutia” dhe e shtypi atë për vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ruajtësi i gjarpërinjve Dan Brandon vdiq nga asfiksia në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij në Church Crookham, Hampshire, duke e bërë atë personin e vetëm në Britani të vritet nga një piton.

Nëna e tij tha se djali i saj 31-vjeçar mbante dhjetë gjarpërinj dhe 12 tarantula në dhomën e tij në shtëpinë e familjes dhe kishte patur edhe Tiny-n, një piton të shkëmbinjve afrikanë, që nga koha kur ai ishte shumë i vogël.

Patologu Dr Adman al-Badri, duke folur për incidentin e ndodhur në gusht të vitit të kaluar, tha se ajo që ai gjeti përfshiu një hemorragji pas syrit, plus enët e gjakut dhe mushkëritë e mbingarkuara – një shenjë tjetër e asfiksimit.

Dr al-Badri tha se zoti Brandon ishte “i shëndetshëm” dhe nuk kishte “asnjë sëmundje”.

Gjatë një seance gjyqësore u tha se nuk kishte asnjë shenjë lëndimi ose plagë të shkaktuara nga një gjarpër në trupin e tij.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top