Connect with us

Shikoni sa moderne vishet ‘Kushi’ jashtë telenovelës

Showbiz

Shikoni sa moderne vishet ‘Kushi’ jashtë telenovelës

Krahas traditave dhe gjuhës një karakteristikë tjetër e telenovelave indiane janë edhe veshjet e tyre, që ndryshe njihen si sari. Me këto veshje që janë të mbuluara me temina dhe që vijnë në ngjyra të ndryshme ku dominon roza dhe  ngjyra lejla, jemi mësuar ti shohim të veshura personazhet  e telenovelave indiane.

Megjithatë jashtë ekranit ata vishen po aq modern sa dhe pjesa tjetër e botës. Një prej tyre është edhe Kushi (Sanaya Irani), vajza simpatike e telenovelës ‘Si ta quaj këtë dashuri’ . Sot po ju sjellim disa fotografi nga jeta e përditshme dhe eventet ku ka marrë pjesë Kushi, për t’iu treguar se ajo nuk ndryshon shumë nga ne.

Megjithatë duhet pranuar se sari-t edhe pse nuk janë shumë komode për jetën e përditshme, janë veshje plot ngjyra që i japin personazhit mjaft hijeshi.  Kushi është një aktore dhe modele indiane, ajo është 34 vjeç dhe është e martuar me Mohit Sehgal, edhe ai aktor dhe model në Indi. Kushi ka edhe një motër që quhet Kashmira.  tej.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top