Shëndetësi
Humbisni peshë falë këtij lëngu të rekomanduar nga shkenctarët japonezë
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i ujit të mbetur nga zierja e patateve të ëmbla mund të ndihmojë për të humbur kilet e tepërta.
Gjatë studimit shkencëtarët panë që proteinat tek mbeturinat e niseshtesë largonin oreksin tek minjtë.
Ata shpresojnë që një gjë e tillë të vlejë edhe për njerëzit.
Hulumtuesit shkencorë japonezë ushqyen dy grupe të minjve me dieta të lartë në yndyra. Njërit grup i dhanë edhe nivele të larta të peptideve të patateve të ëmbla, të prodhuar nga tretja e enzimës së proteinave në ujë gjatë procesit të zierjes.
Pas 28 ditësh shkencëtarët peshuan minjtë dhe nivelet e yndyrave në mëlçi dhe inde.
U matën gjithashtu edhe nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe të hormonit të leptinës, që kontrollon urinë.
Ekspertët mblodhën gjithashtu masat e adiponectinës, që mat sindromën metabolike.
Pasi analizuan të gjitha të dhënat, panë se minjtë që kishin marrë nivele të larta të peptideve të patateve të ëmbla kishin masë shumë më të ulët trupore. Këta minj kishin gjithashtu nivele më të ulëta të kolesterolit, triglicerdeve, leptinës dhe adiponectinës.
Shkencëatrët besojnë se ky zbulim vlen edhe për njerëzit, duke qenë se janë biologjikisht shumë të ngjashëm me minjtë.
Studimi është publikuar tek revista “Heliyon”.