Connect with us

Aktorja turke rrëfen dramën e jetës, arsyeja pse vajza ime nuk e ka parë kurrë babain e saj

Showbiz

Aktorja turke rrëfen dramën e jetës, arsyeja pse vajza ime nuk e ka parë kurrë babain e saj

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e njohur Meryem Uzerli ka folur për jetën e saj private, kryesisht për marrëdhënien me vajzën e saj. Lara është 4 vjeç dhe të dyja janë shumë pranë njëra-tjetrës, si dy shoqe të ngushta. Të mos harrojmë se Meryem është ndarë nga babai i së bijës pak para se të mësonte se ishte shtatzënë.

Historia ka qenë e trishtë e me siguri një periudhë e vështirë për aktoren, duke qenë se Can i kerkoi të abortonte, por Meryem kundështoi duke i dalë për zot vetë situatës. Kjo është edhe arsyeja pse Lara, vajza e Meryem, nuk ka asnjë kontakt me babain e saj.

Veç kësaj Meryem është pyetur nëse ka ndërmend që të sjellë në jetë një femijë të dytë. Momentalisht jo,por kur Lara të jetë 6 vjeç do të ishte mirë që të kishte një motër dhe vëlla, ka thënë Uzerli. Megjithatë thashethemi se Meryem mund të jetë në një lidhje, paska qenë i vërtetë.

Egjiptiani Bassel Alzzarro thuhet se është i dashuri i aktores turke dhe madje romanca e tyre mund të ketë nisur që para 3 muajsh. Ata janë takuar në Berlin e më pas gjatë verës kanë vizituar Dubain, ku kujtojmë se aktorja ka shkuar shpesh gjatë këtij viti pasi ka promovuar edhe linjën e saj kozmetike.

Ndoshta marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë përderisa Meryem ka deshirë dhe siguri se për një afat të shkurtër kohor mund të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top