Connect with us

Alergjia në polene

Video

Alergjia në polene

Atëherë kur lulet fillojnë të qelin, pemët të lulëzojnë dhe të fillojë gjelbërimi, tek ju sikur me kurdisje fillojnë simptomat: lotim dhe kruarje e syve, kruarje, rrjedhje apo bllokim hundesh, teshtima të shpeshta, madje shpesh vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Dr. Mentodije Alushaj Rexha
Alergo – Imunologe Klinike
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 935 853
[email protected]
www.spitaliamerikan.com

Kjo ju pengon që t’i gëzoheni motit të mirë dhe ta shijoni atë në ambient të jashtëm.

Mund të mendoni që kjo është një ftohje, por e shihni se sëmundja juaj ka një rregull: çdo vit ju keni të njëjtat simptoma duke filluar gjithmonë në pranverë (verë apo vjeshtë), atëherë duhet të mendoni se ju mund të keni alergji sezonale.

Alergjia është reagim i ekzagjeruar, i organizmit të disa personave ,ndaj substancave që për shumicën e njerëzve janë të padëmshme.

Shkaqet

Disa bimë, duke përfshirë, kullosat, pemët, drunjtë dhe shkurret, prodhojnë një pluhur të quajtur polen, pluhur i cili bimëve iu mundëson shumimin, ndërsa tek njerëzit shkakton alergji me shpërndarje me anë të ajrit.

Disa njerëz janë alergjik ndaj polenit të pemëve. Të tjerët kanë një problem me pjalm bari, i cili është më shumë në kohën e verës. Akoma të tjerë kanë probleme me polenin e shkurreve, i cili është i zakonshëm në vjeshtë.

Simptomat

Përfshijnë probleme të: frymëmarrjes, syve dhe të lëkurës.

Më shpesh, në fillim kemi shenjat e një riniti alergjik, i cili manifestohet me simptomat e mëposhtme:
– rhinorrhea (rrjedhje hundë)
– teshtimë
– kruajtje të hundës

Përveç simptomave të cekura të rinitit alergjik, alergjia në pluhur, mund të përcillet edhe me shenjat e mëposhtme:

– skuqje të konjuktivave
– kruarje të syve
– lotim të syve

Pra, mund të kemi rinokonjuktivit alergjik.

Alergjitë në polenë mund të shkaktojnë po ashtu edhe dermatit/atopik-ekzemë. Kjo manifestohet me shfaqjen e zonave të skuqura në trup, të quajtura skuqje pruringinoze (që kruhen) të nxehta.

Alergjia në polenë mund të shkaktojnë po ashtu:
– vështirësi në frymëmarrje, kollë si dhe formën më të rendë astmën alergjike.

Është e rëndësishme të kujtojmë se një fëmijë që është alergjik ndaj polenit, është pesëfish më i rrezikuar që të sëmuret nga astma.

Të gjitha simptomat dhe reagimet e shkaktuara nga alergjitë mund të rezultojë edhe në çrregullime të gjumit dhe si të tilla do të çojnë në degradimin e cilësisë së jetës.

Diagnoza

Në mënyrë tipike, alergjia në polene do të shfaqet duke shkaktuar rinit alergjik. Simptomat janë sezonale duke filluar me polene të hershme në pranverë apo ato më të vonshme të verës apo vjeshtës.

Riniti alergjik mund të diagnostikohet me lehtësi nga prania e shenjave të tilla si: teshtitje, kruarje dhe rrjedhje hunde, gjithashtu mund të jetë i pranishëm edhe acarimi i syve si dhe frymëzënia.

Diagnoza e alergjisë në polene do të konfirmohet nga mjeku alergolog duke përdorur testet e alergjisë në lëkurë, ku do të ketë një rezultat pozitiv nëse, pas rreth një çerek ore (15min) në zonën e aplikimit të reagensit do të formohet një papulë me një diametër prej më shumë se 3 mm.

Masat mbrojtëse

Masat për të zvogëluar kontaktin me polenin, rekomandohet që flokët dhe fytyra të pastrohen çdo natë, rrobat e përdorura gjatë ditës jashtë, të mos qëndrojnë në dhomën e gjumit natën, dritaret mos të rrinë të hapura pas orës nëntë, rrobat të mos thahen në ambient të jashtëm, të shmanget sado që është e mundur qëndrimi jashtë në orët e pikut nga ora 11:00-17:00.

Trajtimi

Nëse alergjitë shkaktojnë simptoma me ashpërsi, ekzistojnë shumë medikamente që janë treguar të efektshme:

Antihistaminikët: Nuk shërojnë alergjinë, vetëm zvogëlojnë simptomat, duke i bërë ato më të durueshme.

Inhalatorët steroid që merren përmes hundës mund të jenë ndihmës të mirë në reduktimin e simptomave alergjike.

Dekongjestuesit e hundës janë shumë të përshtatshëm, nëse pacientët kanë rrjedhje nga hunda, por ato duhet të përdoren me kujdes dhe për periudha të shkurtra kohe, sepse ato mund të krijojnë tolerancë dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë varësinë.

Mjeku specialist alergolog, mund të vendos për përdorimin e vaksinave (imunoterapi). /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top