Kuriozitete
I arratisuri nga Alcatrazi i shkruan FBI-së pas 50 vjetësh: Jam gjallë, ia kemi dalë të gjithë
Frank Morris dhe John e Clarence Anglin ishin arratisur nga burgu i famshëm i Alcatrazit më 1962 pasi kishin këputur grilat e qelive.
Duke qenë se ky burg që gjendet në San Francisco ka qenë i famshëm për pamundësinë që të burgosurit të arratisen, të burgosurit që ikën u bënë të famshëm dhe subjekte dokumentarësh e filmash për vite të tëra.
Por, në vitin 2013, Policia e San Franciscos mori një letër që pretendohej se e kishte shkruar njëri nga të arratisurit. Në letër ai kishte ofruar një marrëveshje që do ta tregonte lokacionin nëse merrte vetëm një vit burg.
FBI-ja e mori letrën dhe e analizoi, por nuk u gjet saktësisht nëse atë e kishte shkruar vërtet njëri nga të burgosurit.
Byroja Federale e Hetimeve tashmë ka hapur hetimet e reja, pasi besohet që njëri nga të burgosurit është ende gjallë, edhe pse nuk dihet ç’ka ndodhur me të burgosurit tjerë që ishin arratisur duke kaluar ujin përreth burgut me not.
“Emri im është John Anglin. Jam arratisur nga Alcatrazi më 1962 bashkë me vëllanë Clarence dhe Frank Morrisin. Jam 83 vjeç dhe kam kancer. Të gjithë ia kemi dalë atë natë”, thuhet në letrën misterioze, që sugjeron që të tre i mbijetuan ikjes.
Ai ia ka ofruar policisë marrëveshjen që të qëndrojë në burg në këmbim të trajtimit mjekësor për sëmundjen, por misteri ende vazhdon