Kuriozitete
‘Asija’ e shkatërruar në varreza: Humb njeriun më të shtrenjtë
Ylli i serialit “Shamikuqja”, Ozge Özpirinçci, është fotografuar e shkatërruar së fundmi në varreza, pasi ka përcjellë për në banesën e fundit një prej njerëzve më të shtrenjtë në jetën e saj: babanë.
Babai i aktores, Erdoğan Vursavaş, u nda nga jeta rishtazi si pasojë e problemeve me shëndetin.
Në disa foto të publikuara nga mediat turke, Ozge, e njohur për rolin e Asijes në telenovelën “Shamikuqja” shihet dke i prirë arkivolit me trupin e të atit, ndërsa burime të shumta bënë me dije për mediat se ajo ishte tërësisht e shkatërruar nga humbja e tij dhe e mbante veten me vështirësi.