Video
Befason studiuesi: Britanikët qeshin me këtë histori të Isa Boletinit, ja si qëndron e vërteta
Befason studiuesi: Britanikët qeshin me këtë histori të Isa Boletinit, ja si qëndron e vërtetaS. Bardhi
Lajme
Ku ka gjë thuhet se nuk është pa gjë, megjithëse historia e çarmatosjes së Isa Boletinit në Londër ka qenë thjesht një legjendë pa baza, e transmetuar si e vërtetë historike.
Studiuesi i historisë Erald Kapri e konsideron qesharak një fakt të tillë, duke u shprehur me ironi se nëse britanikët e dëgjojnë këtë histori do qeshnin.
Kjo gojëdhënë i referohet momentit të dorëzimit të armëve para hyrjes në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku pjesëmarrës ka qenë edhe Isa Boletini.
Sipas historisë, asokohe një ushtar britanik është shprehur:
Ia dolëm të çarmatosim shqiptarin”.
Por, nga ana tjetër, Boletini kishte nxjerrë një armë tjetër të cilën e kishte fshehur në kilota (veshje zakonore).
Erald Kapri ka thënë për Report TV:
Është një legjendë, e vërteta është që Isa Boletini mund ta ketë takuar ministrin e jashtëm të Londrës, por po t’ua tregosh britanikëve këtë, u duket qesharake. Historinë shpesh e konsiderojmë si folklor.”
Ai gjithashtu u ndal në momentin e vdekjes së Ismail Qemalit, ku Kapri hedh poshtë kategorikisht aludimin se ai është helmuar qëllimisht.
Kapri shtoi:
Nuk besoj se mund të jetë helmuar se nuk ishte kërcënim për ndokënd, Ismail Qemali nuk ishte faktor në Shqipëri dhe nuk i interesonte kujt vdekja e tij.”
JOQ.al