Connect with us

“Benz-i” dhe “Renault-i” me shpejtësi skëterrë përplasen kokë më kokë, të plagosurit shtrihen në asfalt

Lajme

“Benz-i” dhe “Renault-i” me shpejtësi skëterrë përplasen kokë më kokë, të plagosurit shtrihen në asfalt

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur disa çaste më parë tek mbikalimi i plepave në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, është mësuar se kanë mbetur disa të plagosur, ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse ka patur viktima.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Renault” ngjyrë i bardhë me targa italiane ET 891 DW dhe një tjetër automjet tip “Benz” ngjyrë vishnje.

Dëshmitarët nga vendngjarja deklarojë ekskluzivisht për redaksinë tonë se tek automjeti tip “Benz” udhëtonin katër persona ndërsa tek “Renault-i” udhëtonin tre, ndër këta persona edhe një foshnje.

Sipas burimeve për JOQ.al, nga aksidenti kanë mbetur dy persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëna e foshnjës që udhëtonin tek mjeti “Renault” ka mbetur e plagosur lehtë.

Siç duket edhe nga pamjet, shoferi i “Benzi-t”, një burrë rreth moshës 25-30 vjeç është nxjerrë nga automjeti dhe gjendet i shtrirë në rrugë ndërsa policia dhe ambulanca nuk janë gjendur ende në vendngjarje.

Mendohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin automjetet.

Pritet konfirmimi zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin.

 

.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top