Kuriozitete
Blendi Fevziu i shkatërron mbrëmjen Alketa Vejsiut, ja çfarë i bën
Për shkak të zhvillimeve të ngarkuara në jetën politike në vend, moderatorja Alketa Vejsiu ka njoftuar se kohën e saj televizive për finalen e spektaklit’ Dance with me’ iu desh t’ia linte moderatorit Blendi Fevziu në emisionin e tij politik ‘Opinion’. Alketa njofton se spektaklin do të mund ta ndiqni të hënën që vjen.
‘Grand Finale te henen qe vjen dt 25 dhjetor!Finalja e spektaklit Dance with me albania do te transmetohet ne 3 ore transmetimi fantastik te henen qe vjen; kjo per shkak te ngjarjeve te aktualitetit te dites se sotme qe do te pasqyrohen ne nje episod special te @opinion ne @rtvklan Faleminderit per mirkuptimin!Po prisja me padurim takimin e rradhes me ju!’ ka shkruar Alketa në Instagramin e saj.
Për finalen e spektaklit do të duhet të presim javën tjetë.