Video
Bleu një paketë cigare, por fotoja e stampuar mbi të e shokoi përjetë
Gruaja shprehet se është 110% e sigurt se ai është i ati, një shofer ambulance i cili ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 66-vjeçare nga dobësimi i kockave dhe disa sëmundjeve të tjera të rënda.
Nëna e dy fëmijëve deklaron se atij me siguri nuk do t’i kishte pëlqyer që fotoja e tij të përdorej për LKSCOMë si “trembjeje” ndaj duhanpirësve edhe pse vetë ishte i tillë.
Jodi mjaft e prekur nga kjo ngjarje e rëndë tregon se vetëm një njeri i pashpirt do e kishte fotografuar të atin kur kishte qenë në atë gjendje në spital.
42-vjeçarja e ka çuar çështjen më tej. Komisioni i BE-së pretendon se fotoja është e dikujt tjetër, por ajo thotë se është ende në pritje të dëshmive rreth këtij shoku që përjetoi.