Kuriozitete
Bredhi më i çuditshëm që ju kanë zënë sytë është në spitalin e Durrësit…(Foto)
Festat e fundit të vitit po afrojnë me shpejtësi dhe ashtu si pa e kuptuar po ikën edhe një vit tjetër nga jeta jonë.
Shumë prej nesh ndoshta tashmë kanë vendosur zbukurimet e këtyre festave, por një gjë të tillë kanë vendosur ta bëjnë edhe mjekët e spitalit të Durrësit.
Ata kanë patur një imagjinatë interesante, pasi pemën e Krishtlindjeve e kanë realizuar me mjetet e tyre të punës.
Kështu në vend të zbukurimeve klasike, ata kane vendosur shishe serumesh dhe doreza të fryra si tullumbace. Pacientët që rastisën të ishin të shtruar në këtë spital u habitën dhe preferuan t’i ndanin këto foto me të gjithë ne.