Video
Bulqiza ngel pa ujë të pijshëm, askush nuk ndërhyn dot
Bulqiza ngel pa ujë të pijshëm, askush nuk ndërhyn dotS. Shtjefni
Lajme
Situata e reshjeve të shiut ka shkaktuar problemet e para në qytetin e Bulqizës. Si për ironi të fatit, nga përmbytjet e shumta, qyteti do të ngelë pa ujë të pijshëm.
Paraprakisht raportohet se rrezikohet prishja e tubacionit me ujë të pijshëm dhe gjithçka vjen si pasojë e rrëshqitjes së një stogu të kromit, pranë tubacionit.
Zyrtarë nga ujësjellësi i Bulqizës kanë bërë me dije se momentalisht nuk mund të ndërhyhet për të riparuar defektin, pasi situata është shumë e rrezikshme. Askush nuk mund të bëjë asnjë gjë deri në një moment të dytë.
JOQ.al