Video
Burri shpërfytyron gruan, e rrihte brutalisht sa herë ajo merrte një “like” në Facebook
Burri shpërfytyron gruan, e rrihte brutalisht sa herë ajo merrte një "like" në FacebookA. Naçi
Lajme
Një grua nga Paraguai është detyruar t`i nënshtrohet një operacioni rindërtues për fytyrën, pasi burri i saj xheloz e godiste atë çdo herë pasi dikush nga miqtë e saj i pëlqente fotot në Facebook.
Sipas policisë, Adolfina Camelli Ortigoza, 21 vjeç ishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e të dyve dhe i ishte nënshtruar rrahjeve të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar.
Kur policia u sinjalizua, Adolfina ishte keqtrajtuar aq shumë në trup dhe fytyrë sa ishte shpërfytyruar dhe ajo kishte nevojë për një operacion të gjerë.
Ditën e djeshme, avokati i gruas tregoi se si partneri Pedro Heriberto Galeano bëhej i dhunshëm kur dikush i pëlqente fotot që gruaja postonte për veten në Facebook.
Ai filloi ta rrahë atë çdo herë që një nga miqtë e saj në Facebook reagonte ndaj ndonjë prej postimeve të saj.
Miqtë e saj nuk kishin idenë se çdo herë që bënin gjestin miqësor duke i pëlqyer foton, ajo do të rrihej brutalisht.
JOQ.al