Shëndetësi
Buzë të thata, SHENJË E PARË SERIOZE E SËMUNDJES: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme!
A e keni ditur që më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme kanë bash thatësirën e buzëve?
Thatësia e buzëve (kserostomia) di të jetë shumë e shpeshtë dhe kryesisht e parrezikshme, por ndonjëherë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve të rrezikshme.
Nëse nuk keni pirë mjaft lëngje apo jeni të nevrikosur, është plotësisht normale që buzët t’ju jenë të thata.
Madje edhe konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë këtë gjendje, si edhe përdorimi i alkoolit dhe i ujit për shpëlarje të gojës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, thatësia e vazhdueshme mund të zbulojë sëmundje të tjera të ndryshme.
Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.
Urthi
Thatësia e buzëve shpesh përcjell urthin, por shpesh shkakton edhe inflamacion të fytit, i cili do të shkaktojë thatësirën. Inflamacioni ndodh me rastin e kalimit të thartirës së lukthit nga ezofagu në fyt.
Diabeti
Niveli i vazhdueshëm i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë thatësirën e buzëve. Kështu ndodh për shkak që me rastin e shtimit të glukozës në gjak, veshkat humbin aftësinë e absorbimit të lëngjeve dhe ndodh tajitja e sasive të mëdha të urinës dhe dehidrimi i trupit.
Përdorimi i ilaçeve
Madje më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme pikërisht i kanë buzët e thata. Thatësia e buzëve shfaqet edhe te artriti reumatoid, lupusi dhe vaskuliti.
Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun.