Video
Call Center drejt falimentimit, mbyllet një prej më të mëdhenjve në Shqipëri
Call Center drejt falimentimit, mbyllet një prej më të mëdhenjve në ShqipëriA. Shehaj
Lajme
Një ndër kompanitë më të mëdha të call centerave që operon në tregun shqiptar, Facile.it, ka mbyllur degën e saj në vendin tonë.
Përmes një njoftimi të lëshuar më 31 tetor, kompania bën me dije se ka vendosur likuidimin e degës shqiptare, duke ftuar të gjithë kreditorët të paraqesin pretendimet e mundshme.
Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kjo kompani ushtron aktivitetin në Shqipëri që prej vitit 2012, raporton Scan tv.
Facile.it është një kompani që operon në tregun italian të konsulencës në fushën e sigurimeve. Rreth 1.5 milionë italianë i drejtohen kësaj kompanie për të përzgjedhur policat më të përshtatshme të sigurimit.
JOQ.al