Connect with us

Çfarë do të thotë kur zorrët bëjnë “gërr – gërrr”?

Shëndetësi

Çfarë do të thotë kur zorrët bëjnë “gërr – gërrr”?

Na ka ndodhur të gjithëve, qoftë në mes të mbledhjes apo në një takim me miqtë të dëgjojmë një zhurmë që vjen nga stomaku – dhe që sinjalizon se ne jemi të uritur.

Na ka ndodhur të gjithëve, qoftë në mes të mbledhjes apo në një takim me miqtë të dëgjojmë një zhurmë që vjen nga stomaku – dhe që sinjalizon se ne jemi të uritur.

Shumë ekspertë thonë se nuk është gabim që kur dëgjojmë këtë zhurmë të hamë diçka. Por a është e vërtetë se kur zorrët bëjnë zhurmë njeriu është i uritur?

Janë harxhuar shumë para nga fondet e dhëna për kërkimin dhe ushqimin, për të deshifruar gjuhën e stomakut, atë që ai do të thotë kur kërcet.

stomach_noise_640

“Zhurma e zorrëve nuk do të thotë se trupi kërkon ushqim” – tha Dr. David Katz, drejtor i qendrës së kërkimeve për ushqimet në Yale University.

“Stomaku flet një gjuhë antike, kështu që kërkon një interpretim të kujdesshëm para se të dalim në konkluzione – ose frigoriferin”.

Katz shpjegon se këto zhurma nga barku kanë shkaqe të ndryshme.

“Një stomak boxh mund të gjëmojë nga hormonet të cilat rregullojnë oreksin, midis tyre lehtin dhe ghrelin. Kështu që stomaku mund të gjëmojë kur është i uritur. Por një aromë që të kujton diçka të shijshme mund të japi përgjigje në stomak të njëjta me ato të urisë, edhe mbasi ke ngrënë mirë. Kjo nuk do të thotë se trupi kërkon ushqim” – tha doktori.

Katz tha se zhurma e zorrëve dëgjohet kur njeriu mendon për ushqimin por nuk ka mundësi të hajë në atë moment. Duket se stomaku në këtë mënyrë kërkon të flasë me zë të lartë. Sipas Katz, zhurma formohet nga disa breza që përban stomaku, të quajtura rugae, të cilat kontraktohen me qëllim tretjen e ushqimit.

“Ajo që ne dëgjojmë është lëvizja e zorrëve dhe kalimi i gazit nëpër to- një proces tërësisht normal” – tha Dr. Roshini Rajapaksa, një gastreolog.

Ai shton përveç atyre që thotë Katz se zhurma e zorrëve mund të formohet edhe nga infeksionet e ndryshme. Rajapaska tha se zhurma mund të shoqërohet edhe me diarre.

Dr. Joel Weinstock ja atribuon zhurmat zorrës së hollë dhe asaj të trashë.

“Në zorrët tona ka gaz dhe lëng. Zorra kontraktohet në një mënyrë ritmike për të dërguar ushqimin poshtë. Kur ky kontraktim është disi i fortë, ne dëgjojmë zhurma si ajër dhe ujë që kalon me shpejtësi”.

Ekspertët japin edhe disa këshilla për ti eliminuar këto zhurma.

“Kjo mund të tregojë se ushqimi që hëngrëm ka ikur nga stomaku shumë shpejt. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se njeriu duhet të hajë kalori” – tha specialisti.

“Kjo është arsyeja pse disa ushqime që mbushin mirë barkun dhe janë të mbushura me fibra, proteina dhe ushqime të tjera të shëndetshme e mbajnë stomakun më shumë të mbushur se sa disa ushqime të lehta që janë me pak fibra ose lëngjet si kafja, çaji etj. Në këtë rast stomaku nuk kontraktohet shumë shpejt”.

“Mund të hamë shumë kalori që e lënë stomakun shumë shpejt. Kjo sdo të thotë se duhet të hani sërish kalori, por do të thotë se duhet të hani ushqime më kalorike”.

Së fundmi mund të themi se zhurmat e stomakut mund të sinjalizojnë gjëra të ndryshme në njerëz të ndryshëm  dhe secili e di vet se çfarë kërkon ti thotë stomaku kur bën zhurmë. Zhurma mund të shkaktohet nga lëvizja e ushqimit pasi kemi ngrënë ose nga uria.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top